Sfida e së mërkurës në “Champions League”, Barcelona-Paris Sg ka qenë e “çmendur” dhe këtë nuk mundet t’a mohojë askush. Për më shumë që një sizmolog në Katalonjë i jep një ngjyrim tjetër kësaj shprehje.

Pikërisht, në momentin e shënimit të golave të dytë dhe të tretë nga Barcelona, një sizmolog, Zhordi Diaz ka deklaruar që është regjistruar lëvizje e tokës me magnitudën 1 Rihter, e pandjeshme nga njerëzit.

Për mediet spanjolle, përfaqësuesi i Institutit të Sizmologjisë që ndodhej rreth 500 metra larg stadiumit tha: “Festimi i golit të dytë dhe të tretë shkaktoi një lëvizje më të madhe se normalja, ndërkohë që goli i gjashtë regjistroi vlerën më të lartë”, përfundoi ai.
camp nou
Kujtojmë se në stadiumin e Barcelonës, “Camp Nou”, në monetin që u shkrua një kapitull i ri pas asaj përmbysje fantastike, të pranishëm kanë qenë 99.354 persona.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: