Elseid Hysaj kërkon të largohet nga Napoli. Mbrojtësi i djathtë, që edhe në verë ishte pjesë e merkatos me tratativa të ndryshme, shpreson që në dritaren dimërore të ketë mundësi për të ndryshuar fanellë. Këtë e konfirmon menaxheri i kapitenit shkodran të Kombëtares kuqezi, Mario Xhufredi për “Radio Punto Nuovo”.


“Qëndroi sepse fatkeqësisht nuk arritëm që të mbyllinim në kohë tratativat, por kjo ishte një e keqe që u zbut sepse ka një trajner që ka konsideratë për të. Roma është një zgjidhje që lojtarit i pëlqen. Pas një viti do të jetë në skadencë kontrate dhe Napoli mund ta humbasë me parametër zero dhe dotë ishte një mëkat i madh sepse kemi një raport shumë të mirë. Nuk do të rinovojmë. Qoftë ne, qoftë Napoli e dimë se nuk janë kushtet për këtë. Mendoj se dhe për djaloshin është koha që të ndryshojë pas katër vitesh e gjysmë, nuk është e nevojshme ta diskutojmë këtë gjë sepse e mendojmë të gjithë njësoj”.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: