Talenti norvegjez Erling Haland po çmend Europën me golat e tij dhe ka bërë që të gjithë skuadrat e mëdha të kontinentit të kthejnë sytë nga ai. 19-vjeçari është një investim i sigurt për të ardhmen, por pavarësisht zërave të shumtë oferta konkrete në drejtim të Salcburgut ende nuk ka pasur. Gjithsesi, kjo gjë pritet të ndryshojë shumë shpejt.


Sipas revistës gjermane “Kicker”, Bajerni i Mynihut është gati të hidhet në sulm për kartonin e Haland. Gjigantët bavarezë janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për gjigantin norvegjez, që në këtë sezon ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje, mes tyre edhe 5 tregolësha, ku nuk kanë munguar paraqitjet mbresëlënëse dhe në Champions League.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb