TIRANE

Këngëtarja e re Krusita shpesh herë krahasohet me Elvana Gjatën, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike”. Një bashkëpunim me studion e Flori Mumajesit dhe me Fifin, kënga e saj dhe vetë Krusita rrëmbyen dashurinë e publikut që me herën e parë.

Puna prej disa muajsh e të gjithë autorëve të këngës, bëri që “Akull” të ketë sukses duke u klasifikuar si një prej këngëve më të bukura të edicionit të 20-të të këtij festivali.

Por Krusita nuk ka shpëtuar paq nga komentet. Një pjesë e këtyre të fundit e kanë krahasuar zërin e saj me zërin e Elvana Gjatës, madje kanë guxuar edhe më tej duke thënë se në studion e Threedots ka hyrë një “Elvanë e re”. E pyetur për këtë nga Kelvi, Krusita tha: “Ndërsa unë kam dëgjuar se unë jam unë dhe ky është një fillim shumë i mirë për mua”.

2a78ce6c569ca70d1de68bf3df8a843a
2a78ce6c569ca70d1de68bf3df8a843a

Krusita foli edhe për thashethemet e fundit nga jeta e saj private. Kledi Bahiti, kompozitori dhe menaxheri i saj, është lakuar edhe si i dashuri i këngëtares, por sot, nga studio e Pop Culture përballë Kelvi Kadillit, Krusita e mohoi edhe një herë tjetër: “Nuk jemi të lidhur”, – tha ajo duke dashur të mos përmendet më për këtë. Po as nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka apo jo të dashur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb