SHBA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbrëmjen e së mërkurës ka qenë e ftuar nga Akademia e Muzikës, për të bërë shpalljen e nominimeve për Çmimet “Grammy Awards 2020”.

Edhe pse kësaj radhe nuk pati fatin të nominohet në ndonjë kategori si vitin e kaluar, këngëtarja shqiptare iu uroi fat dhe shumë suksese të gjithë të nominuarve këtë vit.

Bebe Rexha ndërkohë është dhe shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat foto dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Në një nga fotografitë e publikuara së fundmi, këngëtarja shqiptare ka treguar se kritikohet shpesh nga njerëzit që nuk po publikon fotografi ku shihet duke buzëqeshur apo ku duket e lumtur.

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë Bebe duhet të buzëqeshësh më shumë. Posto më shumë foto të tuat duke buzëqeshur sepse dukesh më bukur. Shkruaj këngë të lumtura, lumturohu! Ja pra ky është versioni im i një fotoje të buzëqeshur. Mjaft, mos i thonë më vajzave të buzëqehin për t’u dukur më të bukura” –shkruan Bebe Rexha në Instagram.

Untitled 3
Untitled 3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: