Vera nuk ka ardhur ende, por Federica Nargi e sjell atë përpara kohe. Modelja e njohur italiane është mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa shpeshherë nuk heziton të bëjë postime të ndryshme në Instagram.
Së fundmi, partnerja e ish-futbollistit Alessandro Matri i ka lënë të gjithë pa fjalë, me disa imazhe të shpërndara. Nardi ka ndarë me ndjekësit disa foto të realizuara gjatë sesionit të saj të fundit fotografik, të cilat e portretizojnë me të brendshme të kuqe dhe që e nxjerrin më sensuale se asnjëherë.
Në përshkrim të fotos nuk është shkruar asgjë, thjeshtë është zgjedhur të përdoret një emoji. “E mrekullueshme”, “wow sa e bukur”, apo edhe “mahnitëse” ishin vetëm disa nga komentet që të bien në sy. Fotoja ka marrë mbi 86 mijë postime.
Nargi lindi në Romë, në vitin 1990. Pasi kishte ndjekur një shkollë kërcimi që në fëmijëri dhe kishte marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie, në vitin 2007 Nargi u rendit e 11-ta në finalen e Miss Italia. Pjesa tjetër është…histori.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)