Joe Hart në një intervistë të fundit ka zbuluar se ai nuk dëshiron të kthehet më te Manchester City pasi atje ai është një lojtar rezervë.

Portieri anglez u dërgua këtë verë tek ekipi i Torinos në formë huazimi pasi Guardiola e “skarcoi” atë duke firmosur me Claudio Bravon…Pas kësaj, Hart beson se karriera e tij në “Premier League” ka marrë fund, raporton “The Sun”.

Portieri që ka mbrojtur për një kohë të gjatë katërkëndorin e “Tre Luanëve”, që gjithashtu ka luajtur 348 për skuadrën e “citiziens” që nga transferimi i tij në 2006 nga skuadra e Shrewsbury, kaloi në huazim tek Torino në fillim të sezonit.
nintchdbpict000277779994
Pep Guardiola më parë kishte daklaruar se Hart nuk ishte portieri që kërkonte e për këtë arsye e kishte dërguar atë në “Seria A”.

Hart foli sot për herë të parë për “BBC” duke deklaruar se ai nuk e sheh më veten të luajë përsëri në ish-klubin e tij, por pavarësisht kësaj, ai ende e respekton Guardiolën dhe shprehet se nuk ka asgjë personale me të.

Në fund të sezonit Hart do të rikthehet sërish në shtëpi, por pas kësaj që ka deklaruar nuk do të qendrojë gjatë atje. Manchester City po shikon mundësinë që t’a përdorur portierin si një opsion shkëmbimi për të bërë të mundur transferimin e Belloti-t në “Etihad”. Ai thjesht mund të ul paksa çmimin pasi klubi torinez ka deklaruar se nuk privohet nga lojtari për një shumë më pak se 86 mln paund.
0NC3871-696x391
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb