Europa League mbetet i vetmi vend ku Chelsea di si fitohet. Nga Malmo tek Malmo, suedezet shndërrohen në barkën e shpëtimit për Maurizio Sarrin, i vetmi kundërshtarë në këtë periudhë që blutë kanë arritur të mposhtin. Ndeshja e kthimit ishte një formalitet, në një kohë kur londinezët kishin fituar sfidën e parë në transfertë me rezultatin 2-1.

Chelsea
Chelsea

Në “Stamford Bridge” të besuarit e Sarrit siguruan një fitore të pastër 3-0, gjithçka u vendos në pjesën e dytë ku fillimisht Giroud në të 55-të e më pas Barkley e Hudson-Odoi firmosën në kualifikimin e Chelsea.

Sarri
Sarri

Sarri mund të marrë frymë por kurrsesi nuk mund ti shpëtonte pyetjeve të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e tij ku së fundmi në skenë ka dalë dhe Roma: “Kam një kontratë me blutë edhe për sezonin e ardhshëm, është e pa mundur që në këto kushte të kem kontaktuar me ekipe të tjera”, u shpreh Sarri.

Mustafi
Mustafi

Një biletë për në fazën e 1/16 në Europa Ligë siguroi edhe Arsenal. “Topçinjtë” përmbysën humbjen minimale që pësuan në sfidën e parë kundër Bate Boris. Një autogol bjellorusëve që në minutën e 4-ët bëri gjithçka të lehtë për ekipin e Unai Emeri ndërsa Shkodran Mustafi dhe Sokratis kompletuan “tripletën” e golave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb