DURRËS

Një ngjarje horror ka ndodhur në Durrës, ku peshkatarët kanë nxjerrë nga deti kufomën e një burri. Sipas të dhënave të para, një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e Adriatikut.


Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth 1 milje në det të hapur nga peshkarexha “Emiliani”.


Kufoma është e dekompozuar, ndërsa trupi i pajetë ishte i lidhur me letër natriban çka për policinë do të thotë se bëhet fjalë për një vrasje. Peshkatarët kanë njoftuar policinë e cila ka kryer veprimet e para dhe këqyrjen paraprake të kufomës.


Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa do të jetë mjeko-ligjorët që do të përcaktojnë zyrtarisht shkaqet e vdekjes. Kufoma është përcjellë drejt morgut të spitalit Durrës për ekzaminime të mëtejshme.