SHBA- Për të vendosur fatin e drejtimit të SHBA-ve në 4 vitet e ardhshme do të duhet të numërohen shumë vota, por të dy kandidatët shpresojnë tek rezultati në Florida, Ohaio, Pensilvani dhe Karolinën e Veriut. Një fitore në njërin nga këto shtete është vendimtare për të kapur “numrin magjik” prej 270 delegatësh që të çon në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa na ndajnë vetëm 48 orë nga dita e zgjedhjeve presidenciale, kandidatja demokrate Clinton duhet të ndjehet e lehtësuar dhe të shohë me optimizëm zgjedhjet e 8 nëntorit, pasi FBI-ja ka mbyllur hetimet për emaile-t e saj, duke e nxjerrë të pastër. Nga ana tjetër rivali republikan shfaqet i acaruar, dhe ka akuzuar FBI-në për marrje në mbrojtje të zonjës Clinton.

Gjatë një takimi në Minneapolis, Trump ka thënë se ky i FBI-së është një tjetër veprim i pahijshëm. “Ky është një sistem i trukurtar, Hillary-n e kanë marrë në mbrojtje”.

FBI MBYLL HETIMET PËR CLINTON
_92299732_untitled-1
Sa i takon hetimeve për email-et e Hillary Clinton mbeten në fuqi konkluzionet e muajit korrik. “Nuk i kemi ndryshuar”,- deklaroi numri një i FBI-së, James Comey në një letër të re drejtuar Kongresit, në të cilën theksohet se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në emailet e kandidates demokrate, e pqër këtë hetimi konsiderohet i mbyllur.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb