TIRANE-Batutat e Kryeministrit Edi Rama nuk munguan as në aktivitetin për prezantimin e 61 kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Në fillim të fjalës së tij Rama falënderoi aleatët.
“Së pari besoj se na takon që ne dy partitë që bëjnë një forcë ti shprehim falënderimin dhe mirënjohjen për besimin dhe praninë e tyre këtu aleatëve tanë të cilët me përfshirjen në Aleancën për Shqipërinë Evropiane forcojnë mesazhin qytetar të projektit qytetar për 21 qershorin. Për këtë arsye unë dua që të falënderoj për praninë e tij Ish-presidentin Bamir Topi, kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizin, kryetarin e Demokracisë Sociale Paskal Milo, mikun tonë Petro Koçi dhe të pashtershmin Nard Ndoka së bashku me gjithë aleatët e tjerë me të cilët jam i bindur që në 21 qershor do bëjmë që në çdo bashki të Shqipërisë të triumfojë fryma qytetare dhe projekti qytetar.”- u shpreh Rama.

Më tej Rama theksoi se për të kthyer vendin në një kopsht të zhvilluar duhet të hiqen fillimisht barërat e këqija.“Para se të krijosh një kopsht duhet të dish diçka për kopshtarinë, duhet të zgjedhësh farën e duhur, duhet të sigurohesh që të ketë diell dhe mos mungoj ajri, tu japësh hapësirë që të shtrijnë rrënjët. Por mbi të gjitha duhet të luftosh me barërat e këqija. Nëse e duam ta bëjmë një vend si një kopsht duhet të luftojmë me barërat e këqija.
Sot, në fakt që ditën e parë që jemi në detyre janë plot ata që kërkojnë me zhurmë nga ne fruta nga të gjitha pemët e ekonomike dhe sociale të kopshtit tonë, ndërkohë që 18 muaj më parë kopshti ynë ishte i pushtuar nga barërat e këqija. Ajri i rënduar nga barra e rëndë e borxheve dhe rënia e fuqisë blerëse. Mësimet e kopshtarisë ishin kthyer përmbys prej nevojës për të shtyrë jetën e pushtetit duke shkatërruar shtetin.”- u shpreh Rama.
Kryeministri ka renditur me radhë punët që ka bërë qeveria në këto 18 muaj duke theksuar se po ecet në drejtimin e duhur.

“Sot pas 18 muajsh a kemi arritur ne një sistem shpërndarje të energjisë siç e meritojmë? sigurisht që jo. Pasi për herë të parë kompania doli me të vetat pa nevojën që të fusë duart në xhepat e shqiptarëve a jemi në drejtimin e duhur? Le të marrim arsimin 18 universitete dhe 134 gjimnaze fabrika dhe ofiçina të diplomave pa asnjë vlerë që thithnin paratë e prindërve shqiptarë, njëlloj si piramidat e Sudes, Vehbiut, Xhaferrit, Saliut që bën të njëjtën gjë, me një ndryshim nëse rënia e piramidave shkërmoqi gjithë shtetin tonë, diplomat e këtyre piramidave shkërmoqnin ëndrrat e mijëra familjeve shqiptare. Ne i mbyllëm të gjitha këto fabrika dhe ofiçina, ashtu sikundër qysh në vitin e parë hoqëm 120 tekste absurde nga qarkullimi dhe kemi hapur një proces për ta pastruar nga barërat e këqija kopshtin ku mësojnë nxënësit, duke pastruar qindra tekste të tjera që janë fyerje për fëmijët tanë dhe turp për shtetin tonë. Nëse para 18 muajsh për tu bërë mësues duhet të paguaje drejtorin e zyrës kjo histori mori fund se ata që duan të bëhen mësues janë të klasifikuar me pikë sipas testit që kanë dhënë.

A janë universitete tona shkolla dhe universitetet që rilindja duhet dhe do i japë Shqipërisë? Jo por në vetëm 18 muaj jemi në drejtimin e duhur? Le të marrim spitalet. askush nuk duhet ti ketë harruar. Par a18 muajsh pamja në të gjitha ekranet e televizione e njerëzve në dyert e spitaleve duke ulëritur të lebetitur se nuk kishin ilaçe dhe me receta në duar nëpër farmaci. Sot që nuk ka më mungesë ilaçe dhe 85 barna më shumë në listën e rimbursimit a janë zgjidhur të gjitha problemet e shëndetësisë? jo ende shumë për të bërë por a jemi në drejtimin duhur?

Le të marrim pronën publike. mënyrën si masakrohej nga ndërtimtaria pa leje ku njerëzit pa shtet gjenin shesh për të bërë përsheshin e tyre. për të vazhduar me aksidentet në rrugët pa standarde. rrugën nga Hani i Hotit në Kakavijë është rrugë me 18 standarde. kemi frenuar ndërtimet pa leje, kemi çliruar hapësirat kemi ulur aksidentet më shumë se 20% dhe vazhdojmë të përfundojmë rrugët e lëna rrugëve nga Saliu, duke shlyer dhe borxhet e Saliut.”-u shpreh Rama.

Kryeministri Rama ka akuzuar qeverinë e kaluar se e ka lënë vendin në një situatë të vështirë. Rama është ndalur tek niveli i policisë shqiptarë gjatë qeverisjes së kaluar, tek çështja e Lazaratit dhe situata me tritolin.

“Në një vit të vetëm ne kemi bërë 32 mijë legalizime, shumë më shumë nga sa ata kanë bërë në 8 vite. Nuk kemi zgjidhur problemet e të gjitha familjeve, por kjo drejton se ne jemi në drejtimi e duhur. Kishim policinë me injorante në të gjithë Europën, pa arsimin e duhur. Dhe aq më keq kishte arritur te bishti i fundit i kavallit të Flamurit të Kukësit, që i përdorte për polic ata që i duheshin për të fishkëllyer kur shkonte Saliu në Kukës. Pa përmendur Republikën e Lazaratit, San Marinon e Saliut. Apo pa llogaritur tritolin”, tha Rama.

RAMA IRONIZON BASHËN: JA PËR ÇFARË DO MBAHET MEND
“Kur ishte ministër i Transportit, Lulzim Bashës i ikën në drejtim të paditur mbi 200 mln euro kur ndërtohej Rruga e Kombit; kur ishte ministër i Jashtëm i ikën në drejtim të paditur qindra km katrorë det i Shqipërisë; kur ishte ministër i Brendshëm mbahet mend se ka 4 të vrarë në kurriz; ndërsa si kryetar bashkie nuk mund t’i numërojmë gjë, se nuk ka bërë asgjë në vite”, tha Rama.

RAMA:TURP KUSH ZGJEDH BURRIN, JANË ATA QË NËNË HIJE LOZIN KUVENDOJNË
Kryeministri e mbylli prezantimin e kandidatëve me një tjetër batutë. “Drejtimi i duhur zgjidhet dhe besoj se Keti Bazhdari është drejtimi i duhur për Shkodrën, Viktor Tusha është drejtimi i duhur për Lezhën, as e diskutoj që Hasani është i duhuri për Kukësin, Vangjush Dako për Durrësin, Qazim Sejdini është drejtimi i duhur për Elbasanin. Mes gjithë këtyre grave dhe atyre burrave që kam përballë, turp kush zgjedh burrin sepse zgjedh një nga ata që nën hije lozin kuvendojnë dhe pika që su bie se nga SHQUP-i rrojnë.”- u shpreh Rama.

PELESHI: NE SHOHIM NGA E ARDHMJA, KUNDËRSHTARËT SHQETËSOHEN T’I GJEJNË PUNË KRYETARIT
E majta ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Zëvendës kryeministri Niko Peleshi theksoi se të gjithë kandidatët e majtë janë të larmishëm por kanë të përbashkët vështrimin nga e ardhmja. Duke ironizuar kandidatët e opozitës Peleshi tha se këta të fundit shikojnë nga e shkuara dhe janë të shqetësuar vetëm që ti gjejnë një punë kryetarit të tyre.

“Para 8 viteve unë kam kandiduar për kryetar bashkie. Kam pasur ëndrra, pasion, kam njohur problemet e qytetit, e kam ditur se çfarë më priste. Por nuk e kisha ditur se kryetari i bashkisë kultivon një shqisë të veçantë atë të komunitetit. Fal kësaj shqise ti kupton se problemi i komunitetit është problemi yt. Problemi i fëmijëve që duan më shumë kënde lojërash është problemi yt. Pozicioni i kryetarit të bashkisë të jep kënaqësinë më të madhe. Kënaqësia e të ndryshuarit të jetës së të tjerëve. Kam një zili të vogël për 61 kandidate dhe kandidatë që do e çojnë vendin tonë në drejtimin duhur. Shqipëria është e vogël por është e bukur. Shqipëria është e vogël por e larmishme. edhe kandidatët janë të larmishëm por kanë një gjë të përbashkët, vështrimin. Vështrimi i tyre është nga e ardhmja. Edhe kandidatët e kundërshtarit tonë janë të ndryshëm dhe kanë një të përbashkët, vështrimin, por vështrimi i tyre është nga e shkuara. Ata flasin si ta kthejnë Shqipërinë aty ku e gjetëm në 23 qershor ata shqetësohen si ti gjejnë një punë kryetarit të mbetur pa punë.”- u shpreh Peleshi.

Në fjalën e tij gjatë këtij aktiviteti, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se 61 kandidatët e së majtës për zgjedhjet vendore do të vazhdojë punën e nisur nga qeveria shqiptare për rilindjen e qendrave urbane. Tahiri tha se krerët e bashkive pas zgjedhjeve të 21 qershorit, nuk do t’i drejtojnë këto institucione për politikë, por për t’u shërbyer qytetarëve.

“Sot kemi një skuadër me 61 kandidatët tanë që do të vazhdojë me shumë fuqi at që kemi nisur në qershorin e 2013, për ta bërë Shqipërinë më të zhvilluar dhe qytetarët më të mirëqenë nëpërmjet punës. Ka nxitje për zhvillim pa asnjë dallim, dhe ka programe që ndihmojnë për këtë. Reforma territoriale i ka dhënë fund kaosit në ndarjen në komuna e bashki. Do jenë në 61 bashkitë e reja jo për politikë, por për t’i shërbyer qytetarëve”, tha ministri Tahiri.

META: PD I DO BASHKITË PËR ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE, NE I DUAM PËR TË OFRUAR SHËRBIME PËR QYTETARËT
Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është ndalur tek dallimet që sipas tij konsistojnë në programet e së majtës dhe së djathtës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Meta tha se PD i do bashkitë për qëllime politike për t’i përdorur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa theksoi se e majta, në dallim, i do bashkitë për të ofruar sa më shumë shërbime ndaj qytetarëve, për të zgjidhur problemet e tyre.

“Jemi krenarë për kandidatët tanë, e sidomos për kandidatet. Jam i bindur se këto zgjedhje do të jenë historike në këto drejtim, e sidomos për këto zonja që janë këtu, duke i çuar në krye të bashkive ku kandidojnë. Zgjedhjet e 21 qershorit janë me shumë rëndësi. Reforma territoriale është padyshim historike. PD nuk e ka kurajën për të qenë e sinqertë me qytetarët shqiptarë, pasi nuk del dot të thotë që nuk i do bashkitë për t’i përdorur kundër qeverisë. I gjithë thelbi i fushatës së saj është shumë i thjeshtë, i duam bashkitë me qëllim politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por qëllimi ynë është që t’i kemi bashkitë për të ofruar më shumë shërbime ndaj qytetarëve tanë për problemet e përditshme që ata kanë”, tha Ilir Meta.

ERION VELIAJ: NË 4 VITET E FUNDIT TIRANA KA DEGRADUAR, DO TA ÇOJMË NË DREJTIMIN E DUHUR
Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, tha se 4 vitet e fundit kryeqytetit i kanë munguar investimet. Sipas Veliajt në Shqipëri njerëzit trajtohen të ndarë në të djathtë e në të majtë, duke u ofruar atyre shërbimet e nevojshme. Kandidati i majtë premtoi trajtim të barabartë të qytetarëve pa dallim, dhe rritje të investimeve.

“Tirana ka nevojë dëshpëruese të shkojë në drejtimin e duhur. Po të kishte lindur Stive Jobs në Tiranë, a do ishte bërë ky që është sot po të mos njihte Berishën, po të mos njihte Bashën. Apo po të mos njihte Florencin e policisë bashkiake për të zgjidhur ndodhje sherr. Në Tiranën e 4 viteve të fundit, jo Steve Jobs, por nuk ka asnjë histori suksesi që dikush t’ia ketë dalë të çajë vetë në jetë pa njohje. Njerëzit janë ndarë në të majtë dhe në të djathtë. Në 4 vitet e fundit Tirana ka degraduar, ne do të shkojmë në drejtimin e duhur. Ne merremi me nevojat e shqiptarëve. Transformimi i Tiranës është i vonuar, në këto 4 vite nuk ka një çerdhe të re në Tiranë”, tha Veliaj.

PELESHI: KANDIDATËT TANË SHOHIN NGA E ARDHMJA, KUNDËRSHTARËT SHQETËSOHEN TI GJEJNË PUNË KRYETARIT
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi theksoi se të gjithë kandidatët e majtë janë të larmishëm por kanë të përbashkët vështrimin nga e ardhmja. Duke ironizuar kandidatët e opozitës Peleshi tha se këta të fundit shikojnë nga e shkuara dhe janë të shqetësuar vetëm që ti gjejnë një punë kryetarit të tyre.

“Para 8 viteve unë kam kandiduar për kryetar bashkie. Kam pasur ëndrra, pasion, kam njohur problemet e qytetit, e kam ditur se çfarë më priste. Por nuk e kisha ditur se kryetari i bashkisë kultivon një shqisë të veçantë atë të komunitetit. Fal kësaj shqise ti kupton se problemi i komunitetit është problemi yt. Problemi i fëmijëve që duan më shumë kënde lojërash është problemi yt. Pozicioni i kryetarit të bashkisë të jep kënaqësinë më të madhe. Kënaqësia e të ndryshuarit të jetës së të tjerëve. Kam një zili të vogël për 61 kandidate dhe kandidatë që do e çojnë vendin tonë në drejtimin duhur. Shqipëria është e vogël por është e bukur. Shqipëria është e vogël por e larmishme. edhe kandidatët janë të larmishëm por kanë një gjë të përbashkët, vështrimin. Vështrimi i tyre është nga e ardhmja. Edhe kandidatët e kundërshtarit tonë janë të ndryshëm dhe kanë një të përbashkët, vështrimin, por vështrimi i tyre është nga e shkuara. Ata flasin si ta kthejnë Shqipërinë aty ku e gjetëm në 23 qershor ata shqetësohen si ti gjejnë një punë kryetarit të mbetur pa punë.”- u shpreh Peleshi.

HASAN HALILI: PD ÇIRRET SE I DHIMBSET KUKËSI, POR KUJTOHEN PËR KËTË QYTET NJËHERË NË 4 VJET
Kandidati i së majtës për Bashkinë e Kukësit, Hasan Halili, ka akuzuar qeverisjen e kaluar se nuk ka investuar në këtë qytet, duke sjellë si pasojë edhe varfëri mes banorëve të kësaj zone. Halili tha se të djathtët “kujtohen për Kukësin 1 herë në 4 vite”.

“Kukësi duhet të drejtohet ashtu si e meriton. Më habit fakti kur shoh në Kuvend apo ambiente publike, disa pushtetarë të së djathtës që vajtojnë, çirren, u dhimbset Kukësi. Habitem si kujtohen për Kukësi njëherë në 4 vite. Besimin e qytetarëve kuksianë duhet ta kishin vlerësuar me investime. Kukësi nuk u varfërua në këto 18 muaj, por nga investime të munguara për vite. Nuk po largohen kuksianët se u varfëruan tani. Mos u pasurua Kukësi në 1 javë që erdhi Flamuri në Kukës? Besoj se jo. Fati i Hasanit është fitorja, dhe kuksianët dinë të punojnë dhe të vlerësojnë”, tha Hasan Halili.

DAKO: TRANSFORMUAM QYTETIN E DURRËSIT, DO VIJOJMË INVESTIMET
Kandidati i së majtës për bashkinë e Durrës, Vangjush Dako, tha se deri më tani janë bërë investime të mëdha në këtë qytet. Dako u shpreh se investimet do të vijojnë edhe më tej, për ta kthyer Durrësin në një pikë të rëndësishme turistike në Ballkan.

“Durrësi është transformuar totalisht. Është më i pastër, me gjelbërim, trotuare, e investime. Në këto 18 muaj në Durrës janë kryer investime sa për 18 vite të marra së bashku. Do të vazhdojmë të investojmë për ta bërë Durrësin qytetin bregdetar më të zhvilluar, si një pikë e rëndësishme në rajon”, tha Dako.

PANARITI: BUJQËSIA JO VETËM RURALE, POR EDHE URBANE
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, është ndalur tek reforma e re territore e cila sipas tij i jep fund shpërdorimit të tokave publike. Risi me këtë reformë sipas Panaritit, është se bujqësia nuk do të jetë më vetëm rurale, por edhe urbane.

“Mori fund shpërdorimi i tokave publike. Bujqësia e bashkive të reja nuk do jetë vetëm rurale, por për herë të parë do të bëhet edhe urbane, duke ndihmuar në rritjen e të ardhurave për fermerët, por duke ndikuar edhe në ekonominë kombëtare”, tha ministri Panariti.

TAHIRI: 61 BASHKITË E REJA JO PËR POLITIKË, POR PËR T’I SHËRBYER QYTETARËVE
Në fjalën e tij gjatë këtij aktiviteti, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se 61 kandidatët e së majtës për zgjedhjet vendore do të vazhdojë punën e nisur nga qeveria shqiptare për rilindjen e qendrave urbane. Tahiri tha se krerët e bashkive pas zgjedhjeve të 21 qershorit, nuk do t’i drejtojnë këto institucione për politikë, por për t’u shërbyer qytetarëve.

“Sot kemi një skuadër me 61 kandidatët tanë që do të vazhdojë me shumë fuqi at që kemi nisur në qershorin e 2013, për ta bërë Shqipërinë më të zhvilluar dhe qytetarët më të mirëqenë nëpërmjet punës. Ka nxitje për zhvillim pa asnjë dallim, dhe ka programe që ndihmojnë për këtë. Reforma territoriale i ka dhënë fund kaosit në ndarjen në komuna e bashki. Do jenë në 61 bashkitë e reja jo për politikë, por për t’i shërbyer qytetarëve”, tha ministri Tahiri.

Më tej, ministri u shpreh se qeveria aktuale punon për qytetarët, për sigurinë e tyre, dhe për rritjen e shërbimeve. Duke u ndalur tek qeverisja e kaluar, Tahiri tha se “korrupsioni ishte kthyer në sistem”, ndërsa u shpreh se do të vijojë lufta ndaj tij.

“Kemi vizion për drejtimin e duhur, dhe e nisëm nga shlyerja e borxheve që la qeveria e kaluar. Duam të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm. Të gjitha ministritë kanë bërë një punë të madhe deri tani për t’i çuar gjërat në drejtimin e duhur. Padyshim ka ende shumë punë për të bërë. Duam të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme për sot dhe për të ardhmen. Parashikimet edhe nga ndërkombëtarët janë për një rritje të qëndrueshme edhe gjatë 2015”, tha ministri Tahiri.

Ministri Tahiri u ndal edhe tek puna e bërë nga të gjitha ministritë, për të përmirësuar sipas tij, situatën në vend.

“Jemi në drejtimin e duhur për Shqipërinë që lufton krimin, korrupsionin, dhe trafikimin e drogës. Në 2015, kemi numrin më të vogël të vrasjeve gjatë viteve të fundit. Kemi luftuar korrupsionin brenda vetë sistemit të drejtësisë. Jemi në drejtimin e duhur për t’i dhënë dinjitet shtetit shqiptar. Do të ofrojmë paketa lehtësuese për biznesin në vendin tonë. Miq, ky është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë për të bërë. Do të rivitalizojmë qendrat e qyteteve”, u shpreh ministri Tahiri.

(el.sp/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb