TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, nën akuzën e kanosjes dhe mashtrimit për të marrë para.


Artan Laç, 23 vjeç dhe Skënder Nela, 32, të dy banues në Tiranë janë arrestuar pas një denoncimi të bërë nga shtetasja XH.N. 28 vjeç, ndërkohë që po punohet dhe për kapjen e shtetasit S. D., 30 vjeç. Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë shtetasit K. A., 28 vjeç, dhe K. A., 29 vjeç, njofton policia.


Sipas policisë 28-vjeçarja ka kallëzuar se dy të arrestuarit, tek Ish- Ekspozita në zyrën e saj në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet që me  anë të mashtrimit i kanë marrë shumën prej 4 milion lekë, ndërsa shtetasit K.A dhe K.A e kanë kanosur.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 (e.f/ BalkanWeb)