Deputeti i PD Flamur Noka, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, ku fitoi socialisti Vangjel Tavo.

Noka shprehet se Rama e mbajti Himarën nën terror për një vit. Sipas tij, Ramës i duheshin bregdeti dhe tokat në jug.

Flamur Noka: E mbajti të rrethuar për një vit Himarën. E mbajti nën terror për një vit Himarën. Hordhitë e pushtetit i lëshoi ​​mbi të duke bërë shantazh çdo të punësuar e çdo biznesi, duke kërcënuar çdonjërin dhe blej 500 Euro votën. Vetë në krye të ministrave shpërndau tapi e sekserët qeveritarë premtonin leje e zhvillim pronash. Nxori analistë e banaliste që të nxisnin urrejtjes.

Hoqi 6157 himariotë nga listat e votuesve duke ju mohuar të drejtën e votës. Shtoi 310 rilindas në listën e votimit. Masakër mbi zgjedhjet vetëm të mos e Himarën në duart e lëshojë. Nuk i duhej Himarës. I duheshin se s’bën tokat e saj dhe bregu i saj. Me Edi Ramën nuk ka përshkrim. Që të marrë vendim në këtë vend, është teknike e qeverisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb