Për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë, ku ka gjetur vdekjen i goditur me mjet prerës 65-vjeçari Gëzim Bizoni, ku autor është 42-vjeçari Admir Beqiri. Autori është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë 42-vjeçari ishte në gjendje tepër të dehur madje nuk ishte larguar as nga vendi i ngjarjes. Dyshohet që edhe viktima të ketë qenë në gjendje të dehur. Pas arrestimit autori është dërguar në spital për të përcaktuar gjendjen e tij.
Sipas burimeve jo zyrtare mësohet se të dy personat që kishin rreth një vit që jetonin në shtëpinë e viktimës të 65 vjeçarit Gëzim Bizoni bënin një jetë jo të rregullt. Sipas mjekut ligjor viktima është nisur sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Viktima është goditur me shishe në fytyrë aq me forcë sa i ka prekur trurin dhe kjo i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.
(BalkanWeb)