NGA: AURORA GOLEMI
Po bëhen disa muaj që Reanta, vogëlushja, e cila lindi me një sëmundje të rrallë të aparatit tretës dhe që u ndihmua nga qytetarët për t’u shëruar, shkoi në Itali ku filloi terapinë intensive. Tashmë Reanta 6 muajshe ka dalë nga spitali ‘Bambino Gesu’ në Romë, dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve italianë. Duket se vogëlushja i shpëtoi operacionit dhe po rikuperohet me një terapi intensive dhe shumë të kushtueshme.
REANTA 1
Me anë të një lidhjeje në Skype, ‘News24’ kontaktoi me të ëmën e Reantës në Romë, për të mësuar mbi shëndetin e vajzës, e cila ka një ndryshim rrënjësor në pamjen e saj ashtu siç duket edhe në këto pamje ku vogëlushja na përshëndet e buzëqeshur, shkruan ‘BalkanWeb’.

Reanta
Reanta

Nëna e thotë se Reanta tani e pi qumështin vetë pa ndihmën e një kartateri qendror venoz gjë që e ka ndihmuar të rritet të forcohet dhe të zbukurohet.

Sipas mjekeve italianë me rritjen e foshnjës edhe zorra e hollë po pëson rritje, por që ajo të rikuperohet dhe shërohet duhet kohë dhe durim por edhe forcën që po tregon Reanta. Mjeket janë optimist dhe thonë se aparati tretës i Reantës është përmirësuar dukeshëm, por ajo ka nevojë për kujdes dhe kontrolle të vazhdueshme mjekësore. Mjekët sugjerojnë që Reanta të qëndrojë nën vëzhgim e të forcohet edhe më shumë për të vendosur përfundimisht mbi ndërhyrjen kirurgjikale. Prindërit e Reantës falënderojnë shqiptarët dhe ‘News 24’ që i’u gjend pranë në momentet më të vështira kur jeta e vajzës ishte në fije të perit.

Nena e Reantes
Nena e Reantes

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: