Pavarësisht humbjes 2-1 me Teutën, Egnatia mbeti në vendin e parë. Pas takimit, trajneri i kampionëve, Edlir Tetova tregoi këndvështrimin e tij.

“Sigurisht që është ogur i mirë, për mua personalisht dhe klubin, vendi i parë. Qëllimi është ta mbyllësh i pari, në një ndeshje mund të ndodhë çdo gjë. Emocionet e Final Four do të jenë të bukura.

Jemi gati, janë rikthyer pothuajse të gjithë lojtarët.

Nuk kam preferencë, të katërt e kemi merituar, me këdo të përballemi, mendoj ndeshje e bukur. Dua të uroj katër skuadrat dhe kush të jetë më i miri, të fitojë.

Janë skema që i kemi përdorur, më bën përshtypje tek ekipi im që një lojtar e di çfarë bën shoku i skuadrës.

Jahaja? Edhe ai ka pasur minutazh goxha nga Kupa, shumë i lodhur, nuk kishim më ndërrime për pjesën lart.

Sigurisht që të vjen keq, por siç e thashë për mua si trajner janë 36 javë të rëndësishme. Dua të shkarkoj lojtarët si vjet, për pjesën që gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje”, u shpreh Tetova.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb