Paulo Fonseca po kthehet në një të “pavdekshëm”, shpëton sërish në limite, kjo falë një goli të Reijnders, me holandezin që i dhuroi fitoren në “Bentegodi”, çdo përfundim të tjetër përballë Verona-s do të ishte fatal për teknikun kuqezi. Milan vuajti jo pak, kjo edhe si pasojë e mungesave të shumta, ku përveç Pulisic, Loftus-Cheek, Okafor e Morata, listës së zezë iu shtua së fundmi edhe Rafa Leao, me portugezin që doli i dëmtuar në minutën e 32-të si pasojë e një shqetësim muskulor.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në minutën e 56-të, Reijnders e vertikalizua bukur dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Verona u përpoq të shmangte këtë humbje, por portieri Maignan ishte i pakalueshëm duke bërë që festa në fund të ishte për kuqezinjtë që marrin pak frymë pas këtij suksesi minimal, por jetik.
“Dhuratë nga Reijnders. Milan riniset. Fonseca shijon Krishtlindjet”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë.
Në përfundim të ndeshjes, Fonseca e pranoi momentin e vështirë, por kjo fitore do të thotë shumë: “Duhet të bënim më mirë, të ishim më agresiv, por me kaq shumë mungesa në këto momente është e qartë që jam i lumtur për këtë fitore, për më tepër që ishte e merituar”, u shpreh trajneri i Milan.
(BalkanWeb)