Të Mërkurën e Javës së Madhe të Pashkës, në të gjitha kishat Orthodhokse në vend, u krye Misteri i Efqelisë.
Në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, shërbesa u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani.
Efqelia është një nga shtatë Misteret kryesore të Kishës Orthodhokse, e njohur ndryshe edhe si lyerja me vaj e besimtarëve. Kjo shërbesë përmban një lutje të veçantë për shërim dhe mëshirë, ndërsa besimtarët mirosen me vaj të bekuar për shëndetin e shpirtit dhe të trupit.
Përmes këtij misteri, ata marrin hirin e Shpirtit të Shenjtë, i cili pastron shpirtin, forcon besimin, sjell bekim, zbut zemrat dhe i përgatit për të pritur me lutje dhe gëzim ditën e Ngjalljes së Krishtit.