“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”. Kështu deklaron babai i Konsandinos Kaçifa, Jani Kaçifa, dy ditë pas vrasjes së djalit të tij gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Në një prononcim për median greke ‘Protothema’, babai i Konstandinos pohon se 35-vjeçari donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin.

“Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin”, tha babai.

NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb