Sot shënohet 6-vjetori i aksidentit tragjik, që i mori jetën politikanit Sokol Olldashi. Kjo ditë është kujtuar nga miq dhe ish-kolegë të shumtë, të cilët kanë ndarë në rrjetet sociale fjalë prekëse dhe momente të ndryshme me të, kur ai ishte gjallë.


Mes tyre është edhe gazetari Sokol Balla, i cili ka postuar në Instagram një imazh shkëputur nga një prej emisioneve të tij, ku kishte të ftuar ish-deputetin demokrat.


“Hera e fundit me të. Korrik 2013, dy ditë para garës për kryetar të PD. Pas intervistës një nga të ftuarit që ishte kritik me të më tha: E morëm në qafë. E pyeta përse. “Sepse doli shkëlqyer”, shkruan Balla.


  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb