Dy vëllezër u arrestuan nga policia e Tiranës pasi kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për Balkanweb pamje nga banesa tre katëshe e përdorur nga vëllezërit për kultivim të lëndëve narkotike.

Kati i dytë i banesës ishte përshtatur për kultivim me pajisje moderne.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Më parë vëllezërit kishin “punuar” në “shtëpi bari” në Angli dhe më pas u kthyen në Shqipëri ku vijuan aktivitetin e paligjshëm në Laknas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb