Një e moshuar 111-vjeçare është bërë personi më i moshuar në botë që i mbijetoi koronavirusit në Kili, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Amerikës së Jugut (SENAMA).
“Juana Zuniga, e cila mbush 112 vjeç në korrik, është një nga 25 personat që u infektuan me COVID-19 në një shtëpi të moshuarish në kryeqytetin Santiago”, njoftoi SENAMA në një deklaratë.
E moshuara u vendos në një repart izolimi dhe mori kujdes për 28 ditë.
Më 10 maj, kur ajo u shërua zyrtarisht, u bë personi më i moshuar në Kili që i mbijetoi COVID-19-s.