TIRANË

Një e moshuar ka ndërruar jetë në spital pasi është rrëzuar në rrugë. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Komuna e Parisit”, ku sipas policisë e moshuara rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë.

Ajo është dërguar menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia por rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë.
Gruaja është ende e paidentifikuar dhe policia ka dhënë të dhëna për veshjen dhe pamjen e saj.

Policia thotë se viktima është rreth 85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.
“Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj. Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112”, deklaron policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb