Kur karabinierët ndërhynë ata menduan për një zënkë “normale” por në vend të kësaj, historia me të cilën ata u përballën ishte e denjë për një roman.

Protagonistët janë një burrë, një grua (ish i tij) dhe një prift. I pari, pavarësisht ndarjes në proces, e ndoqi gruan e tij për të kuptuar se kush ishte partneri i ri. Kur e gjeti me priftin, vendosi t’i sulmonte të dy. Kjo ndodhi në Cremona.

E ndiqte kudo dhe e bombardonte me telefonata. Burri nuk pranonte ndarjen nga gruaja, nën e dy fëmijëve të tij. Kërkonte të kuptonte nëse kishte një lidhje të re dhe me kë.

E besdisur dhe e frikësuar nga kaq shumë insistim, gruaja kishte raportuar sjelljen e burrit në polici. Ajo nuk kishte bërë denoncime por raportimi i saj kishte sjellë një paralajmërim që ai të hiqte dorë.
Por ai, i verbuar nga xhelozia nuk ka ndaluar.

Kështu që e ka ndjekur me makinë deri në një parkim në një qendër tregtare në periferi të Cremonas. Dhe pikërisht këtu ka zbuluar lidhjen. Gruaja, 40-vjeccare, ishte mbyllur në makinë me një prift nga një vend i Piacentinos, një bashkëkombës i saj me origjinë afrikane.

Ish-burri, duke njohur makinën, u afrua, hapi derën dhe e befasoi atë dhe priftin që në atë moment po putheshin. Rezultati ishte një sherr me tone shumë të ndezura, raporton tgcom.
Nga akuzat dhe fyerjet, kaloi tek duart. Prifti, pas shumë ofendimeve, e ka qëlluar me grusht ish-burrin e partneres që nuk reagoi por thirri 112.

Ndërhyrja e karabinierëve të kompanisë së Kremonas ka qetësuar situatën, ndërsa më pas i morën dhe dëshmitë.
Menjëherë pas ngjarjes ish-burri u paraqit në urgjencën e spitalit në Kremona ku u mjekua. Iu dha një prognozë një javore për shërimin. Deri tani ai nuk ka denoncuar, por ka kontaktuar dioqezën së cilës i përkiste prifti duke kërkuar masa kundër tij.
Peshkopi vendosi largimin nga famullia të priftit. Nuk përjashtohet që ai të riatdhesohet. Besimtarëve iu tha se prifti nuk ishte në shërbim në famulli, por ishte diku tjetër “për një periudhë pushimi dhe reflektimi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: