TIRANË

Zbulohen detaje të reja për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivët e policisë që kanë marrë pjesë në operacion kanë qenë me dy makina modeste, një prej tyre “Golf” për të fshehur praninë e tyre dhe e kanë ndjekur prej kufirit në Morinë sapo ka hyrë nga Kosova për t’i vënë prangat më pas te Kthesa e Kamzës.

Arrestohet Ilir Meta 2
Arrestohet Ilir Meta 2

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se njëri automjet i policisë ka qëndruar para dhe njëri pas. Meta është nxjerrë me forcë nga makina me të cilën po udhëtonte dhe është futur në makinën e policisë.

Mësohet se brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë, Meta është shfaqur i alarmuar duke debatuar me efektivët dhe agjentët që e shoqëruan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: