Kryetari i opozitës greke, Aleksis Tsipras i ka kërkuar kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev në Ohër të zbatojë me besnikëri Marrëveshjen e Prespës.

Ata zhvilluan një takim në kuadër të ‘’Forumit të Prespës’’ të mbajtur në qytetin e Ohrit teksa Tsipras ka përmendur saktësisht librat shkollorë dhe njësitë publike për të cilat u ra dakord 3 vite më parë.

Zaev e siguroi se do të fillojnë ndryshimet e emrave për Federatat që nuk e kanë bërë ende teksa pasaportat e reja me emrin kushtetues do të shpërndahen këto ditë.

Qeveria greke e Mitsotakis e ka kritikuar disa herë atë maqedonase se po shkel marrëveshjen e Prespës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb