Izraeli ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për lëshimin e urdhër-arresteve për për figura të larta izraelite dhe të Hamasit të përfshirë në konfliktin në Gaza.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Yoav Gallant ka deklaruar se kjo ishte një masë e cila po merret në përpjekje për t’i mohuar shtetit të Izraelit të drejtën për të mbrojë veten.
“Shteti i Izraelit ka luftuar që nga 7 tetori një armik vrasës dhe gjakatar, i cili ka kryer mizori kundër grave, fëmijëve dhe burrave izraelitë dhe që tani përdor popullin e tij si mburojë njerëzore. IDF lufton në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke ndërmarrë përpjekje unike humanitare, të cilat nuk janë ndërmarrë në asnjë konflikt tjetër të armatosur. Paralelizimi i prokurorit midis organizatës terroriste Hamas dhe shtetit të Izraelit është e neveritshëm. Shteti i Izraelit nuk është palë në gjykatë dhe nuk e njeh autoritetin e tij. Përpjekja e prokurorit Karim Khan për t’i mohuar shtetit të Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur dhe për të liruar të rrëmbyerit e tij duhet të refuzohet plotësisht”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Benjamin Netanyahu dhe Gallant akuzohen për shfarosje, shkaktim të urisë si metodë lufte, mohim të furnizimeve me ndihma humanitare dhe shënjestrim të qëllimshëm të civilëve. Udhëheqësit dhe zyrtarët e Hamasit, Yahya Sinëar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh u konsideruan nga gjykata si të kërkuar për krime të shfarosjes, vrasjes, pengmarrjes, përdhunimit, sulmit seksual dhe torturës.
Presidenti i Izraelit Isaac Herzog e përshkroi dje veprimin e gjykatës si “të njëanshëm”.