SHBA

Emina Cumulaj gjithmonë është vënë në qendër të vëmendjes për raportin dhe diferencën moshës që ka me bashkëshortin e saj miliarder nga Irani, Sam Nazarian. Por modelja nuk e ka aspak problem këtë gjë dhe ka gjithmonë një përgjigje për të gjithë!

  • foto galeri
  • foto galeri

Mes fotove të shumta që poston në profilin zyrtar në Instagram, supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj ndan me fansat e saj virtual momente nga jeta e përditshme, nga udhëtimet luksoze e shumë gjëra të tjera. Së fundmi ajo ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj dhe komentet si në çdo postim tjetër, nuk kanë munguar.

“Ka ndryshuar përralla, është bërë ‘E bukura dhe pasaniku’ “, shkroi një prej ndjekësve të Eminës në foto.
“Kishe dëshirë të ishe ti historia e të bukurës dhe pasanikut, por nuk po mundesh të jesh ore vëlla. Mos u merr me muhabete si gratë e këqija e gjej ndonjë punë se i thave kafet e lagjes duke pirë një kafe gjithë ditën”, komentoi më pas Emina, duke ‘i mbyllur gojën’ komentuesve.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb