TIRANE

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka festuar Përvjetorin e 243 të Pavarsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E Ngarkuara me Punë Ambasadës amerikane Leyla Moses-Ones vuri theksin te fryma që përcjell festa e pavarësisë teksa foli per miqësinë mes evndit te saj dhe Shqipërisë.

“E ndërsa sot festojmë ditëlindjen e Shteteve të Bashkuara ne gjithashtu nderojmë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Gjatë koferencës së paqes në Paris, presidenti amerikan Wilson tha se Shqipëria ishte një komb i vërtetë dhe se kufijtë e saj duhet të ruheshin. E ndërsa partneriteti ynë rritet 100 vite më pas, Shtetet e Bashkuara vijojnë të investojnë në zhvillimin e Shqipërisë, ku përfshihen programet bilaterale në fushën e drejtësisë dhe ligjit për ta ndihmuar Shqipërinë të bëhet një partner më i fortë i NATO-s dhe të thellojë reformat e saj ekonomike.”

E ngarkuara me Punë Ambasadës Amerikane tha gjithashtu se implementimi i reformës në drejtësi do i sillte Shqipërisë më shumë investitorë amerikanë dhe Shqipërisë vende të reja pune.

“Prioritei kryesor është forcimi i drejtësisë së pavarur është absolutisht esencial për zhvillimin ekonomik. E teksa implementimi i reformës në drejtësi vijon, ne presim që klima e biznesit të jetë miqësore. Gjykatësit e drejtë dhe të ndershëm janë celësi për të inspiruar sa më shumë kompani amerikane të investojnë në Shqipëri. Investimet do të krijojnë më shumë vende pune, rritje ekonomike që është dhe dëshira e shqiptarëve dhe ajo c’ka ata meritojnë.”

Në festimet karakteristike moren pjesë rreth 1000 të ftuar, mes të cilëve anëtarë të Dhomës Amerikane, përfaqësues të komunitetit amerikan në Tiranë, përfaqësues të institucioneve qeveritare, dhe nga shoqëria civile të cilët shijuan atmosferën nen ritmet e muzikës dhe dekorit trikolor të flamurit amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb