E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato.

Takimi i tyre u zhvillua për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimin e Shqipërisë në BE.

“E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen 🇦🇱integrimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses. 🇺🇸🇪🇺”, njofton ambasada amerikane në Shqipëri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: