E ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi dhe zëvendëskryetaren Sorina Koti.
Ambasada amerikane, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se fokus i bisedës ishte mënyra se si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë për çuarjen përpara të politikave ekonomike, përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve, si dhe nxitjen e tregtisë dhe investimeve amerikane në Shqipëri.
Postimi:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn pati një takim të parë frytdhënës me kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi dhe zëvendëskryetaren Sorina Koti. Ata biseduan për mënyra se si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë për çuarjen përpara të politikave ekonomike, përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve, si dhe nxitjen e tregtisë dhe investimeve amerikane në Shqipëri. Znj. VanHorn vlerësoi përkushtimin e komisionit ndaj synimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)