E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ku ka shprehur urimet e saj për rolin e ri të Kryepeshkopit në udhëheqjen e Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.

Ambasada amerikane njoftoi se gjatë këtij takimi, VanHorn dhe Kryepeshkopi Pelushi kanë diskutuar mbi rolin jetik të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe mbi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të harmonisë ndërfetare, një histori e pasur që ka karakterizuar vendin për shumë vite.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, për t’i përcjellë atij urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.

Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se gjatë këtij takimi, VanHorn dhe Kyrepeshkopi Pelushi diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb