E ngarkuara me punë e SHBA-ve Nancy Van Horn është takuar me shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji, për të diskutuar modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak.

Van Horn deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për mbështetje të vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe përparimin me standardet e NATO-s. Ajo vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë për sigurinë kolektive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë kolektive”, njofton ambasada e SHBA në një reagim në “X”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb