Tërmeti i 26 nëntorit Joridën e gjeti në karrige me rrota dhe në pamundësi për t’u larguar me vrap si gjithë të tjerët, ishte daja e saj ai që i shpëtoi jetën.

35-vjeçarja nga Thumana është kthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar momentet e panikut të asaj nate që u kthye në tragjedi për familjen e saj, Greku, ku 3 pjesëtarë të kësaj familje u shuan në rrënoja.

“Tërmetin e parë e ndjeva, por s’ja vura rëndësinë. Pastaj ra dhe tërmeti i dytë. U tremba por se vura veshin. Më pas i thirra dajës; ‘hajde më merr në krah dhe më nxirr jashtë’. Jashtë kam qëndruar me frikë, pasi kisha frikë mos më binte ndonjë ccisternë. Dhe aty jashtë kur isha ra një tërmet i fortë. Më kanë marrë në krah me gjithë karrocë policët. Shtetit i lutem të vërë dorën në zemër, të më ndihmoj pasi kam nevojë për një strehë”,, tha Jorida për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ida Ismaili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb