DURRES– Një ditë pas ngjarjes në Durrës, ku një 81-vjeçare u gjet e vdekur në banesë, është arrestuar nipi, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së saj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Floresha Shkurti dyshohet se është vrarë nga shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu akuzohet se ka goditur me thikë disa herë në kokë gjyshen e tij.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Mësohet se Floresha Shkurti u gjet e pajetë nga fqinjët në banesën e saj, ndërsa afër trupit të viktimës kishte njolla gjaku. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe trupit të viktimës, u verifikua se ajo kishte plagë të mëdha në kokë.

Burime zyrtare nga policia pohojnë se autor i dyshuar i ngjarjes, nipi i saj, Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili tashmë është arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij. Kjo e fundit për shkak të plagëve të marra në kokë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb