Një mëngjes krejt ndryshe për presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një foto ku shihet bashkë me aktorin e humorit, Bes Kallaku teksa peshkojnë.

Meta mes humorit thumbues shkruan se bashkë me mikun e tij kishin si synim të kapnin peshq, por në fakt po kapin dallgë.

“Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë”, shkruan presidenti. Kujtojmë se Meta shfaqet shpesh herë në rrjetet sociale me aktorin Bes Kallaku, ndërsa ndajnë pasione të përbashkëta, siç ishte edhe ngjitja e Malit të Korabit pak ditë më parë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: