Dzmitri Padstrelau e nisi sot me gol te Partizani. Fill pas prezantimi, sulmuesi nga Bjellorusia ishte pjesë e miqësores ndaj Kastriotit, që u fitua me rezultatin 6-0.

 

Në stadiumin “Arena e Demave”, Padstrelau shënoi golin e dytë të sfidës. 26-vjeçari vlerësohet në tregun e “Transfermarkt” me shifrën 500 mijë euro.

Kështu bjellorusi i bashkohet Ermir Rashicës si dy lojtarët, që vlerësohen më tepër aktualisht në tregun e Superiores.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb