Ishte projektuar si derbi i madh, si kthesa e madhe, sfida e duhur, momenti i duhur për të thyer Partizanin por historia nuk ndryshon. Mund të ndryshojnë protagonistët, mund të ndryshojnë trajner e lojtarë por e vetmja gjë që nuk ndryshon është fobia e madhe që Tirana ka në derbi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tabuja mbi 5-vjeçare është e destinuar të mbetet e tillë, pasi Partizani thyen sërish Tiranën me rezultatin 2-1. Të besuarit e Ardian Memës e nisën me marshin e 5-të, spostuan Partizanin në gjysmëfushën e tyre por në momentin më të mirë për bardheblutë, Kordero përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke kaluar Partizanin në avantazh në minutën e 28-të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tirana bie në shok total ku pesë minuta më vonë Solomon dyfishon shifrat me një goditje potente me kokë. Trajneri Mema u përpoq të jepte ndeshjes një tjetër rrjedhë në pjesën e dytë por goli Edon Hasanit erdhi shumë vonë, në minutën e 80-të ku vetëm sa rihapi ndeshjen përkohësisht por pa mundur të shmang humbjen e radhës për Tiranën në derbin e kryeqytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Trajneri Lerda feston me lojtarët dhe tifozët, feston me të drejtë pasi kjo fitore i shpëton stolin dhe i jep sezonit të Partizanit një tjetër rrjedhë. Zhgënjimi është i madh në radhët e Tiranës, dy humbje radhazi, mbi të gjitha kjo humbje në derbi minon objektin e tyre për tu rikthyer te titulli në 100 vjetorin e klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb