TIRANË

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i arrestuar për korrupsion me tenderat publikë, ka qenë sot i pranishëm në seancën maratonë në GJKKO ndaj tij dhe të arrestuarve të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e Tushes, të dhënë para togave të zeza. Ish-kryebashkiaku nuk e ka mohuar njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami, me të cilin doli në përgjime duke komunikuar për tenderat, por thotë se nuk ka lidhje me abuzimet me tenderat.

“E njoh Ibrahim Lamin, por s’kam asnje lidhje me veprime qe bien ndesh me detyrën. Nuk kam pasur asnje autoritet mbi tendrin, nuk kam qene kryetar dhe ent prokurues, ka qene Drejtoria e Punëve Publike dhe jo Bashkia e Lushnjës. Ibrahim Lamin e njoh, por s’kam lidhje me tenderin”, ka thënë Tushe në GJKKO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb