Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se zhvillimet e fundit në botë po e çojnë këtë të fundit drejt një konflikti të hapur bërthamor.
“E njoh shumë mirë Putinin. Pak njerëz e njohin Putinin si unë”, theksoi Vuçiç.
“Disa që nuk e njohin mendojnë se po kërcënon me “armë bosh””, shtoi ai, ndërsa tha se presidenti rus do të përdorë armë bërthamore nëse do të rrezikohet siguria e Moskës, si dhe siguria e forcave të saj.
“Nëse rrezikohet siguria e Moskës, si dhe siguria e forcave të saj, dhe nëse sheh se nuk ka rrugëdalje tjetër, do të përdorë armë bërthamore. Ne jemi plotësisht të papërgatitur në këtë pikë. Kemi 257 mijë vende në strehimore. Ne duhet të rindërtojmë infrastrukturën për të arritur numrin prej rreth një milion e gjysmë njerëz që mund të shkojnë në strehimore”, tha ai.