Ollie Watkins ishte njeriu i ndeshjes në sfidën gjysmëfinale mes Holandës dhe Anglisë. Sulmusit të Aston Villës i mjaftuan vetëm 10 minuta që t’i dhuronte skuadrës angleze finalen e dytë rradhazi në evropian. Shumë i lumtur u shfaq ai pas përfundimit të ndeshjes:

“E pabesueshme, e prisja këtë moment prej javësh. Na u desh të punonim shumë, që të arrinim këtë sukses. Më erdhi mundësia të tregoja veten në fushë dhe mendoj se e bëra më së miri. Kur pash topin në rrjetë, për mua ishte ndjesia me e bukur që kam provuar ndonjëherë. Kemi edhe një ndeshje, do të jemi gati të djelën për Spanjën”, përfundoi Watkins.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: