Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, ish-kryetar i FRPD dhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Salianji shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se lajmi për ikjen e parakohshme të Bogdanit ishte tronditës.
Ai vlerëson se Gerti Bogdani ishte miku, kolegu dhe një nga zërat më energjikë e kontributor i palodhur nga FRPD dhe deri në Parlament si ligjvënës i PD.
Postimi
E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!
Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë!
Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti!
(BalkanWeb)