Liverpool nuk do të lëshojë asgjë në këtë sezon. Skuadra Jurgen Klopp kryeson Premier League, ndërsa përveç mbrojtjes së Champions dhe fitimit të Kupës së Ligës kërkon edhe triumfin në Botërorin e Klubeve. Por kjo ecuri ka bërë që “Reds” të përballen me një kalendar të ngjeshur që e detyron të luajë dy ndeshje brenda 24 orëve. Sipas axhendës, Liverpool duhet të përballet më 17 dhjetor kundër Aston Villa gjysmëfinalet e Kupës, ndërsa një ditë më pas më 18 dhjetor në gjysmëfinalet e Botërorit për Klube që zhvillohet në Katar.

Jurgen Klopp 02 Gq 1feb18 Pa B
Jurgen Klopp 02 Gq 1feb18 Pa B

Diçka e pamundur, por një zgjidhje ka dhe ajo është krejt origjinale dhe e padëgjuar në historinë e futbollit. Kështu, klubi anglez ka vendosur të zbresë në fushë me dy skuadra në të njëjtën kohë. Si fillim një ekip me lojtarë të rinj do të luajë në Kupën e Ligës, ndërsa 24 orë më pas Jurgen Klopp dhe skuadra e tij e parë do të luajë në Botërorin e Klubeve. Lajmi është bërë I ditur nga klubi anglez që ka nënvizuar faktin se “ishte e pamundur ndryshimi i kalendarit”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb