Duket e pabesueshme, por pavarësisht se me orët që ikin konfirmimi i Antuan Grizmanit te Barcelona sa vjen e bëhet më prezent, e përditshmja katalanase “Sport” në aperturën e saj ka tronditur jo pak tifozët blaugrana.


Sport Grizman
Sport Grizman

Sipas gazetës katalanase, “dhomat e zhveshjes janë kundër ardhjes së Grzimanit” sepse lojtarët e Barcelonës “i kanë marrë shumë për keq deklaratat në të shkuarën që francezi ka bërë kundër Barçës”. Gjithnjë sipas gazetës, “Mesi ka pohuar për shokët e ekipit se nuk e ka ftuar Grizmanin në ekip”, përkundër asaj që është shkruar gjatë këtyre ditëve.


Por pavarësisht këtij qëndrimi, për Grizmanin flitet se është gati një kontratë 4-vjeçare, marrëveshje e cila mbetet vetëm për t’u ratifikuar. Duket se gjithçka pritet të vuloset javën e ardhshme.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb