E pabesueshme por e vërtetë. Mino Raiola dëshiron karrigen e Joseph Blatter. Po pikërisht atë të presidentit të FIFA-s. Një nga agjentët më të rëndësishëm në botën e futbollit, që ka në menaxhim lojtarë si Ibrahimovic, Pogba, Baloteli etj është i gatshëm të hidhet në këtë aventurë të re: “Ndihem keq, shumë keq vetëm nga ideja që Blatter mund të rizgjidhet president. Do hedh kandidaturën time për presidencën e FIFA-a edhe pse e di që është shumë e vështirë”. Për të qenë zyrtarisht kandidat, Raiola duhet që brenda datës 29 janar të ketë siguruar mbështetjen e të paktën 5 federatave të ndryshe të botë. Raiola duket që e ka seriozisht pasi ka filluar të lëviz duke paraqitur projektin e tij në 20 federata në Europë. Një nga projektet e Raiola-s është zhvendosja e selisë qendrore të FIFA-s larg Zvicrës.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb