Në Islandë futbolli është kthyer në një dashuri të madhe dhe pavarësisht kushteve atmosferikë të këtij ishulli, pasioni për të nuk ndalet.

E megjithë dëshirën e futbolldashësve, ka edhe raste kur bëhet ekstremisht e pamundur të luhet futboll. Një rast i tillë ndodhi dje kur po zhvillohej një takim në kuadër të Kupës së Islandës.

Një erë tepër e fortë dhe një stuhi dëbore mbërthyen fushën, por loja vazhdonte. Futbollistët që qëndronin në stol morën masat me aq sa mundën, por siç duket nga foto këto masa duken qesharake kundrejt kësaj stuhie.
Islanda_ok-kSSD--896x504@Gazzetta-Web
Gjyqtari vërshëllen dhe jep urdhër që të dy skuadrat, Breidablik dhe Fram të futen në dhomat e zhveshjes, nga ky moment rikthimi i tyre sërish në fushën e bardhë, tashmë të mbuluar nga dëbora, ishte e pamundur, një çmenduri nëse do ndodhte.

Islanda ishte surpriza e kampionatit Europian që u zhvillua në Francë, ku edhe bëri për vete të gjithë futbolldashësit me mënyrën e tyre të të festuarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb