INDI- Njëmbëdhjetë bebe të sapolindura të renditur njëri pas tjetrit, dhe përballë tyre një ekip mjekësor, shfaqen në një foto të publikuar së fundmi në internet, e cila ka ngjallur kërshërinë e miliona njerëzve. Bëhet fjalë për njëmbëdhjetënjakët që ka sjellë në jetë një grua indiane.

Sipas mediave ndërkombëtare, me shumë gjasa shtatzënia e jashtëzakonshme është rezultat i një fertilizimi “in vitro”.

11 fëmijët, 6 djem dhe 5 vajza, erdhën në jetë nën kujdesin e një ekipi mjekësor në një qendër mjekësore në Surat, të rajonit Gurajat në Indi.

Ky është një rast unikal që 11 fëmijë lindin njëkohësisht. Ndërsa, një rast i ngjashëm ishte dhe ai i amerikanes Nadya Suleman e cila lindi tetë fëmijë njëherësh.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: