Tetë fëmijët nga lagjja “Kodra e Kukës” të fshatit Plan i Bardhë, që mësojnë në shkollën anekse të fshatit Klos Katund në Bashkinë Klos, ende kanë problem transportin. Këta fëmijë vijojnë të rrezikojnë jetën, duke ecur në këmbë në rrugën nacionale disa kilometra.

Fëmijët, që janë nga kopshti deri në klasën e pestë, nuk kanë një mjet të posaçëm transporti, ndërsa janë të rrallë ata shoferë që ndalen për t’i marrë.

Ramiz Çoku, drejtues i një kamioni kromi, thotë se i merr sa herë i sheh në rrugë këta fëmijë, duke i dërguar deri te shkolla e tyre. Edhe pse mjeti i tij nuk është për transport publik, por kromi, Ramizi tregon se nuk mund t’i lërë ata fëmijë në të ftohtin e acartë.

Për problemin e mungesës së transportit të këtyre fëmijëve janë vënë në dijeni të gjitha institucionet që nga Bashkia e Klosit e Prefekti i Qarkut Dibër, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb