Shqipëri-Francë duhej të ishte një ndeshje ndryshe. Pavarësisht se ishte ajo beteja klasike e mes skajeve të ndryshme, sërish në ëndrrat e tifozëve, por edhe të lojtarëve kuqezi, në stadiumin e ri kaq shumë të ëndërruar nga ata, ky takim duhej të kishte një tjetër fund.


Natyrisht që të kërkosh fitoren ndaj një ekipi që në çdo zbritje mund të na kishte shënuar një gol, është e tepruar. Barazami do kishte qenë disi më i arritshëm dhe një rezultat ideal për një mbrëmje të jashtëzakonshme si ajo e djeshmja në Tiranë, që pa t’i rikthehej ekipi kuqezi pas 3 vitesh mungesë (ndeshja e fundit, miqësorja me Gjeorgjinë më 16 nëntor të vitit 2015).


Por, për të shpresuar një rezultat pozitiv ndaj një makinerie perfekte si skuadra kampione bote e ndërtuar nga Didie Dëshamp, duhej të japësh më shumë sesa 120% që deklaroi kapiteni Hysaj në konferencë për shtyp. Humbja bëhet edhe më e trishtë kur sheh statistikat. Mandanda nuk i bërë në asnjë moment duart pis sepse gjuatjet e kuqezinjve në kuadrat ishin të barabarta me zero dhe ky sulm steril në sezonin e rekordeve për golat e shënuar nga Kombëtarja.


Stats
Stats

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb