Kur natyra thërret, nuk ka asgjë në botë që të frenon, qoftë edhe nëse je duke luajtur në fushë. Kjo gjë ka ndodhur sot, në minutën e 73-të të sfidës mes Eibarit dhe Realit të Madridit, ku Serxho Ramos, as që nguroi të drejtohej me vrap në banjo.

Edhe pse skuadra po luftonte për të gjetur rrugën e fitores, kapiteni i “galaktikëve” ka pasur nevojë që të shkonte në tualet dhe nuk ka nguruar që ta bëjë këtë, duke lënë me 10 lojtarë ekipin, pasi Zidan i kishte kryer të tria zëvendësimet.

Pas pesë minutash, mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i Realit është rikthyer në fushën e lojës dhe dukej qartë që kishte hequr një barrë të rëndë, sepse edhe dialogu me trajnerin e tij, e tregonte qartë atë.

Zinedin Zidan qeshi dhe e mirëkuptoi në fushë, por pas ndeshjes, në konferencën për shtyp, nuk nguroi që ta thoshte troç: “Ramos, thjesht e bëri në brekë. Gjëra që ndodhin”. Madje, edhe vetë mbrojtësi, me një postim pranoi: “Kur natyra të therrët…”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/e-padegjuar-me-pare-ramos-largohet-nga-fusha-ne-mes-te-lojes-zidan-iku-se-u-dh-ne-breke/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: